Si sot 29 Dhjetor!

Ngjarje:

1911 – Mongolia shpalli pavarësinë.

1940 – Kryeqyteti i Anglisë, Londër në Luftën e Dytë Botërore u përball me një nga sulmet më të mëdha të Forcave Ajrore të Gjermanisë. Brenda një nate avionët gjermanë lëshuan mbi Londër rreth 10 mijë bomba zjarri.

1972 – Një avion pasagjerësh që ishte nisur nga Nju-Jorku për në Miami të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) u rrëzua në një kënetë afër qytetit për shkak të gabimit të pilotit. Në aksident ajror humbën jetën 101 njerëz.

1995 – Në “Krizën e Kardakut”, e cila kishte nisur me ngecjen në breg të anijes turke me emrin “Figen Akat” Ankaraja zyrtare i dërgoi Greqisë një notë proteste ku i bënte të ditur Athinës se Shkëmbinjtë Kardak i takonin Turqisë. Me kundërnotën e protestës që mbante datën 10 janar 1996 Greqia pretendoi se shkëmbinjtë i takonin asaj, gjë që shkaktoi krizë mes dy vendeve.

1996 – Përfundoi lufta civile 36-vjeçare në Guatemalë, një vend i Amerikës Qendrore, falë marrëveshjes së arritur mes qeverisë dhe militantëve separatistë.

Related posts

Vraponi zbathur në rërë? Mbase është koha të ndaloni, ja disa arsye pse NUK DUHET ta bëni këtë!

Financat e këtyre shenjave të horoskopit përmirësohen para fundit të muajit – A jeni në listë?!

“Do merrni lajme të mëdha”/ Horoskopi javor nga Meri Gjini: Një javë me plot ndryshime!