Ngjarje:
1911 – Mongolia shpalli pavarësinë.
1940 – Kryeqyteti i Anglisë, Londër në Luftën e Dytë Botërore u përball me një nga sulmet më të mëdha të Forcave Ajrore të Gjermanisë. Brenda një nate avionët gjermanë lëshuan mbi Londër rreth 10 mijë bomba zjarri.
1972 – Një avion pasagjerësh që ishte nisur nga Nju-Jorku për në Miami të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) u rrëzua në një kënetë afër qytetit për shkak të gabimit të pilotit. Në aksident ajror humbën jetën 101 njerëz.
1995 – Në “Krizën e Kardakut”, e cila kishte nisur me ngecjen në breg të anijes turke me emrin “Figen Akat” Ankaraja zyrtare i dërgoi Greqisë një notë proteste ku i bënte të ditur Athinës se Shkëmbinjtë Kardak i takonin Turqisë. Me kundërnotën e protestës që mbante datën 10 janar 1996 Greqia pretendoi se shkëmbinjtë i takonin asaj, gjë që shkaktoi krizë mes dy vendeve.
1996 – Përfundoi lufta civile 36-vjeçare në Guatemalë, një vend i Amerikës Qendrore, falë marrëveshjes së arritur mes qeverisë dhe militantëve separatistë.