Ngjarje:
- 1842 – U themelua Universiteti i Notra Damit.
- 1909 – U themelua Sigma Alpha Mu në Qyteti i Kolegjit në New York nga 8 judë të rinjë.
- 1912 – U ngrit flamuri në Tiranë nga atdhetarët tiranas Sheh Ahmet Pazari, Nikolla Nishku, Myslym Ag Beshiri, Fan Koja, Myslym Myderrizi dhe Spiro Politoqi.
- 1939 – Shellingu i Mainilas: Armata Sovjetike realizon incidientin i cili merret si shkak i fillimit të luftës me Finlandën katër ditë m vonë.
- 1942 – U shfaq premiera e filmit Kazablanka në New York City, ShBA.
- 1942 – LDB: Partizanët Jugosllav mbajn mbledhjen e parë të AVNOJ-it në Bihaç në veriperëndim të Bosnjës dhe ercegovinës.
- 1944 – LDB: Gjermania fillon sulmet V-1 dhe V-2 në Antwerp, Belgjikë.
- 2008 – Këshilli i Sigurimit mbështeti shtrirjen e EULEX-it në Kosovë.
Festa dhe përvjetore:
- 1941 – Pavarësia e Libanit

- 1912 – Pavarësia e Tiranës
Më në fund, pas 500 vjet sundimi otoman, më 26 nëntor 1912, në sheshin përpara Bibliotekës Kombëtare në Tiranë, u ngrit për herë të parë flamuri i Pavarësisë nga patriotët Abdi Toptani, Muhamer Pazari, Ibrahim Agalliu, Shefqet Ndroqi.
Në 26 nëntor 1912, në orën 15.00, shpallja e Pavarësisë në Tiranë iu njoftua Ismail Qemalit në Vlorë, dhe firmëtarët ishin 11 vetë. Teksti i telegramit ka qenë si vijon: “Përfaqësuesvet të Shqipniës edhe Sh. Tija Ismail Qemal Beut, Vlonë. Tashti shpallëm independencën n’emën të Shqipniës. Kërkojmë e lutemi të ruhen të drejtat e pamohueshme t’independencës tonë. Nga përfaqësuesit e gjithë popullit të Tiranës: Fuat Bej Toptani, Refik Bej Toptani, Abdullah Gjinali, Xhelal Bej Toptani, Myderis Sulejman , Sheh Ahmet Pazari, Isuf Aqif Banka, Myderis: Hysein, Myslim Beshiri, Selim Petrela, Papa Nikokolla Papajani” (L. Nosi, Dokumenta Historike për t’i shërbye historiës tonë kombëtare, Nr. 2, Elbasan, prill 1924, f. 38).
