238
Ngjarje:
- 1346 Një ushtri e vogël angleze prej 10 000 pjesëtarësh, nën drejtimin e Eduarit të III-të, mposhti forcat superiore franceze të Filipit VI-të.
- 1896 Revolucionarët armenë sulmuan bankën otomane në Kostandinopojë, duke provokuar kështu një betejë treditore, në të cilën vdiqën rreth 6 000 armenë.
- 1813 Pas një fitoreje të parë, francezët nën drejtimin e Marshal Mcdonald, u mposhtën nga prusianët nën drejtimin e gjeneral Bluecher-it në betejën e Katzbach.
- 1920 U ratifikua Amendamenti i 19 i Kushtetutës amerikane, i cili u dha grave të drejtën për të votuar.
- 1990 – Në fatëkeqësinë më të madhe në historinë e Bosnjes dhe Hercegovinës,në xeheroren e lignjitit Dobrnja , në afërsi të Tuzllës humbën jetën 180 minator.
- 1999 Më shumë se 60 000 brazilianë që kërkonin dorëheqjen e Presidentit Cardoso u grumbulluan para Kongresit, në protestën më të madhe në historinë e këtij vendi.
- 2002 Parlamenti i Spanjës voton me shumicë dërrmuese për ndalimin e partisë politike baske, Batasuna, për shkak të mbështetjes që ajo i jep grupit me aktiv të gueriles të Evropës Perëndimore, ETA.
- 2008 – Rusia njohu pavarësinë krahinave të Gruzisë të Osetinë Jugore dhe Abhazinë.