Ngjarje:
24 prill 1184 p.K. – Data tradicionale e rënies së Trojës.
24 prill 1877 – Rusia i shpalli luftë Perandorisë Osmane duke shënuar kështu fillimin e Luftës Ruso-Turke.
24 prill 1951 – Krijimi i Forcave Ajrore Shqiptare
24 prill 1968 – Mauritiusi u bë anëtar i OKB-së
24 prill 1980 – Ushtria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndërmori një operacion për të shpëtuar 52 qytetarët amerikanë që mbaheshin peng në Iran pas bastisjes së Ambasadës në Teheran, por ky operacion rezultoi një fiasko dhe dështim që u mori jetën 8 ushtarëve amerikanë.
24 prill 1997 – Fjalimi i njohur i Sllobodan Millosheviqit në Fushë Kosovë.
24 prill 2004 – Në Qipro u mbajt referendumi popullor për të ashtuquajturin “Plani Annan”, i cili synonte zgjidhjen e problemit ishullor. Mirëpo grekoqipriotët votuan kundër dhe “Plani Annan” nuk hyri në fuqi.
24 prill 2005 – Kardinali Joseph Ratzinger u inaugurua si Papa i 265-të i Kishës Katolike duke marrë emrin Papa Benedikti XVI.