112
Ngjarje:
- 1642 – detari holandez Abel Tasman zbuloi ishullin në jug të Australisë dhe e quajti toka e Van Dimenit, e cila për nderë të tij u quajt Tasmania.
- 1859 – Çarls Darvini botoi librin Origjina e Specieve.
- 1922 – Shkrimtari dhe pjestari i IRA-s, Robert Erskine Childers, u ekzekutua nga Shteti i Lirë Irlandez për mbajtje të pistoletës pa leje.
- 1947 – Robert Schuman zgjedhet premier i Francës.
- 1963 – Lee Harvey Oswald u vra nga Jack Ruby në bodrumin e departamentit policor në Dallas në transmetim të drejtë për drejtë televiziv.
- 1966 – Aeroplan bullgar me 82 udhtarë u rrëzua në Bratisllavë, Sllovaki.
- 1966 – New York City përjeton ditën më me shumë smog në historinë e vetë.
- 1976 – Tërmet prej 7,3 në Rusi dhe Iran mori 5.000 viktima.
- 1993 – Në Liverpool, 11 vjeçarët Robert Thompson dhe Jon Venables u dënuan për vrasje të 2 vjeçares James Bulger.
- 2003 – Filloi veprimin projekti Wikisource.
- 2006 – Dhunuesi izraelit Benny Sela arratiset nga mbikçyrja policore gjatë kohës së transferimit të tijë për në paraburgim.