Ngjarje:
24 mars 1882 –Robert Koch njoftoi se ka zbuluar bakterin, i cili shkakton sëmundjen e tuberkulozit. Për këtë zbulim ai u pa i denjë për Çmimin Nobel të vitit 1905 në mjekësi. Organizata Botërore e Shëndetësisë për nder të këtij zbulimi 24 marsin e shpalli si “Dita Botërore e Tuberkulozit”.
24 mars 1905 – Vdes shkrimtari francez, Jules Verne, i cili njihet si “babai i zhanrit fantastikoshkencor”
24 mars 1923 –Mustafa Qemal Pashai (Ataturku) doli në kopertinën e revistës amerikane “Time”.
24 mars 1933 – Në Gjermani, Hitleri arriti të ketë në dorë një fuqi diktatoriale me miratimin më 24 mars të dekretit që i njihte atij kompetenca të jashtëzakonshme për vendosjen e rendin në vend duke treguar si arsyetim për këtë zjarrin që kishte rënë më 27 shkurt në Reichstag.
24 mars 1976 – Përmbyset me një grusht shteti pa gjakderdhje Presidentja e Argjentinës, Isabel Peron.
1999 – Për shkak të luftimeve në Kosovë, NATO-ja filloi një operacion ajror ndaj ish-Jugosllavisë. Fushata e bombardimeve të zhvilluara gjatë Operacioneve të Forcave Aleate ishin bombardimet më intensive në Evropën e pas Luftës së Dytë Botërore, të cilat u bënë shkak për ndarjen e Kosovës nga Serbia.
2006 – Organizata ETA në Spanjë shpalli armëpushim të përhershëm dhe të qëndrueshëm.
Lexo edhe: Si sot 26 Mars