Si sot 22 Mars!

by KLIKOJE.AL

Ngjarje:

22 mars 1829 – Ambasadorët e shteteve evropiane pjesëmarrës në Konferencën e Londrës nënshkruan protokollin për themelimin e Greqisë.

22 mars 1888 – Në Angli themelohet Liga Angleze e Futbollit (English Football League) që është njëra prej organizatave më të vjetra të futbollit në botë.

22 mars 1943 – Hapet shërbimi i ndërsjellë i radiotransmetimit mes Turqisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA).

22 mars 1945 – Egjipti, Siria, Libani, Jordania, Arabia Saudite, Iraku dhe Jemeni themeluan organizatën e Ligës Arabe në Kajro.

22 mars 1963 – Doli në shitje albumi i parë i grupit britanik “The Beatles” me titull “Please please me”.

22 mars 1968 – Studentët e Universitetit Nanterre në Paris, të cilët ishin kundër luftës së ShBA-së në Vietnam dhe kërkonin bërjen e reformave në arsim, të udhëhequr nga Daniel Cohn-Bendit, pushtuan auditorin e parë të universitetit dhe në këtë mënyrë i filluan ngjarjet që njihen si “Ngjarjet e 68-ës”. 

22 mars 1992 – Për herë të parë pas shembjes së regjimit komunist një parti tjetër (Partia Demokratike) fiton zgjedhjet elektorale në Shqipëri.

22 mars 2001 – Vdes Sabiha Gokçen, njëra prej piloteve të para në botë dhe pilotja e parë e avionit luftarak. Sabiha Gokçen ishte njëra prej 8 fëmijëve të birësuar nga Mustafa Kemal Ataturku.

Festa dhe përvjetore:

  • Shqipëria – Dita e Nevruzit
  • Dita botërore e ujit – Në vitin 1993 Kombet e Bashkuara në konferencën që u zhvillua në Rio De Janeiro të Brazilit, deklaruan Dita botërore të ujit.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.