120
Ngjarje:
- 454 – Perandori Romak Valentinian III vret Aëtiusin në dhomën e tijë të fronit.
- 1745 – Armata Hanoveriane nën udhëheqje të ushtarakut John Cope u mund pas 10 minutave nga forcat Jakobite të princit Charles Edward Stuart.
- 1784 – Botohet gazeta e parë e përditshme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, “The Pennsylvania Packet and Daily Advertiser”.
- 1939 – Kryeministri rumun Armand Calinescu vritet nga antarët e grupit pro-nazist Iron Guard.
- 1949 – Nën okupimin e tri fuqive aleate, krijohet Republika Federale e Gjermanisë (Perëndimore).
- 1964 – Malta pavarësohet nga Britania e Madhe.
- 1981 – Belize pavarësohet plotësisht nga Mbretëria e Bashkuar.
- 1981 – në një rezolutë të Kombeve të Bashkuara, 21 Shtatori ishte shpallur si Dita Ndërkombëtare e Paqes. Ndërsa, dekada e fundit është shpallur Dekada e Paqes dhe Mospërdorimit të Dhunës për Fëmijët e Botës.
- 1985 – Korea Veriore dhe Korea Jugore hapin kufijtë në programin e bashkimeve familjare.
- 1991 – Armenia fiton pavarësi nga Bashkimi Sovjetik.
- 1998 – Publikohet videoincizimi i dëshmisë së presidentit Bill Clinton, për rastin Monica Lewinsky.
Festa dhe përvjetore:
- Dita Ndërkombëtare e Paqes
Sot më 21 shtator, bota shënon Diten Ndërkombëtare të Paqes, e cila është themeluar nga Kombet e Bashkuara. Asambleja e Përgjithshme e Organizatës së Kombeve të Bashkuara e ka shpallur këtë datë si përkushtim për forcimin e idealeve të paqes, mes vendeve dhe popujve të botës.