356 p.e.s. – një djalosh i ri i njohur si Herostratus i vë zjarrin Tempullit të Artemisit në Efesus, që ishte një nga shtatë mrekullitë e botës së lashtë.
1865 – Në treg në Springfield, Missouri, Wild Bill Hickok vret Dave Tutt që llogaritet vrasja e parë e perëndimit të egër.
1911 – U mblodh në Manastirin e Cepos, kuvendi i përfaqësuesve të Çamërisë, të Labërisë dhe të Kazasë së Janinës.
1931 – CBS, New York City fillon emetimin e rregullt shtatë ditë në javë të sinjalit televiziv në ShBA.
1960 – Sirimavo Bandaranaike zgjedhet kryeministre në Sri Lanka, duhke u bërë gruaja e parë kryeministre në botë.
1969 – Neil A. Armstrong dhe Edwin “Buzz” Aldrin bëhen njerëzit e parë që kan ecur në Hënë, gjat misionit Apollo 11.
1994 – Tony Blair fiton në zgjedhjet për udhëheqës të partisë British Labour Party, duke i hapur rrugën për tu bërë kryeministër në vitin 1997.