Ngjarje:
1865 – Shtetet e Bashkuara të Amerikës shpallën Amendamentin e Trembëdhjetë, i cili ndaloi skllavërinë në vend. Me këtë ndryshim ligjor që erdhi pas përfundimit të Luftës Civile Amerikane, u hoqën nga legjislacioni federal të gjitha amendamentet që lejonin skllavërinë.
1954 – Trupat britanike ndërhynë me forcën e armëve në Qipro ndaj mbështetësve të idesë së bashkimit të Ishullit me Greqinë (Enosis), të cilët protestonin kundër Turqisë dhe Britanisë. Në këtë incident u plagosën 2 persona dhe u arrestuan 42 demonstrues.
1969 – Flota 6. e Shteteve të Bashkuara të Amerikës erdhi në Turqi. Qytetarët turq organizuan protesta kundër flotës amerikane të ankoruar në afërsi të portit të Izmirit. Ushtarët amerikanë që zbarkuan në tokën turke, u rrahën nga manifestuesit.
2002 – Prof. asoc. Necip Hablemitoglu, i njohur për hulumtimet e tij mbi aktivitetet e shërbimeve perëndimore të inteligjencës kundër Turqisë, ra viktimë e një atentati fatal përpara shtëpisë së tij.
2017 – Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, shpalli strategjinë e re të sigurisë së vendit të tij, ku Rusia dhe Kina cilësohen si rivalë, ndërsa Irani dhe Koreja e Veriut si armiq.