329
Ngjarje:
- 1386 – Karl Topia princi i Principatës së Topiajve lidh një aleancë me Republika e Veneciës për të ndihmuar në fortifikimin kundër Perandorisë Osmane.
- 1918 – Vritet udhëheqësi revolucionar bolshevik, Moisei Uritsky.
- 1945 – Shpallja e Pavarësisë së Indonezisë.
- 1960 – Gaboni pavarësohet nga Franca.
- 1962 – Rojtar i Gjermanisë Lindore vret 18 vjeçarin Peter Fechter i cili tentonte të kalojë Murin e Berlinit, dhe bëhet viktima e parë e murit.
- 1988 – Presidenti pakistanez Muhammad Zia-ul-Haq dhe ambasadori amerikan Arnold Raphel vdesin në aksident ajrorë.
- 1991 – Wade Frankum fillon kryerjen e vrasjeve në Strathfield, Australia.
- 1998 – Presidenti amerikan Bill Clinton pranon në audi kasetë se ka pasur sjellje jo të mirë fizike me Monica Lewinskyn.
- 1999 – Dridhet toka me intensitet 7,6 shkallë në Izmit, Turqi, duke lënë të vdekur 20.000 dhe duke plagosur 44.000 njerëz.
- 2008 – Notari amerikan Michael Phelps bëhet personi i parë që fiton 8 medalje ari olimpike në një vit.