Si sot 13 Prill!

Ngjarje:

13 prill 1111 – Henry V kurorëzohet perandor i Perandorisë Romake.

13 prill 1695 – Ndahet nga jeta poeti dhe shkrimtari francez, Jean de La Fontaine, i njohur për fabulat e tij.

13 prill 1909 – Pas shpalljes së Monarkisë II Kushtetuese në Perandorinë Osmane filloi kundër regjimit kryengritja e 31 Marsit. Kryengritja është njohur me këtë emër pasi sipas kalendarit julian ajo ka filluar në datën 31 mars 1325.

13 prill 1933 – Zonjat Sabiha dhe Melek përfunduan Shkollën e Lartë të Inxhinierisë dhe u bënë inxhinieret e para të Turqisë.

13 prill 1949 – U krijua Unioni i Grave Turke me kryetare nderi bashkëshorten e presidentit të atëhershëm të Turqisë, Ismet Inëny (İnönü). Për herë të parë shoqata ishte themeluar në vitin 1924.

13 prill 1987 – filloi Festivali i 7-të i Filmit Shqiptar.

13 prill 1999 – U vendos që Çmimi Ndërkombëtar i Paqes “Ataturku” ti jepet Presidentit të Azerbajxhanit, Hajdar Alijev

13 prill 2002 – Gjykata Ndërkombëtare në Hagë jep vendimin përfundimtar, që përcaktoi vijën kufitare të gjatë 1,000 kilometra ndërmjet Etiopisë dhe Eritresë, vendim që i dha fund konfliktit ushtarak (1998-2000) ndërmjet këtyre vendeve afrikane.

13 prill 2015 – Shuhet nobelisti i letërsisë Gynter Grass, një nga romancierët, dramaturgët dhe poetët më të rëndësishëm të letërsisë moderne gjermane.

Related posts

Vraponi zbathur në rërë? Mbase është koha të ndaloni, ja disa arsye pse NUK DUHET ta bëni këtë!

Financat e këtyre shenjave të horoskopit përmirësohen para fundit të muajit – A jeni në listë?!

“Do merrni lajme të mëdha”/ Horoskopi javor nga Meri Gjini: Një javë me plot ndryshime!