Ngjarje:
1947 – Në vitin 1947, Fan Noli botoi librin ‘Beethoven and French Revolution’ dhe i dërgoi nje kopje kritikut George Berndard Shaw – ky iu përgjigj me shaka e kompliment: “Ngatërruat profesionin, kur u bëtë prift…”
1788 – Kushtetuta amerikane hyri në fuqi kur New Hampshire u bë shteti i nëntë që e ratifikoi.
1937 – Në Paris, Kabineti i Frontit të Bashkuar i Leon Blumit dha dorëheqje.
1940 – U martuan Richard Nixon dhe Thelma Catherine Ryan.
1941 – Ushtarët gjermanë hynë në Rusi nga Arktiku drejt Detit të Zi.
1954 – Shoqata amerikane kundër Kancerit raportoi për një numër të konsiderueshëm të vdekjeve në mesin e duhanprirëse, krahasuar me joduhanpirësit.
1963 – Franca bëri të ditur se po tërhiqej nga flota e NATO-s për Atlantikun e Veriut.
1985 – Shkencëtarët deklaruan se një skelet i ekshumuar në Brazil ishte i kriminelit nazist të luftës, Josef Mengele.
1990 – Nga tërmeti në veri të Iranit , humbën jetë rreth 100.000 njerz.
1993 – Në Madrid, pesë zyrtarë të lartë ushtarakë dhe dy civilë humbën jetën nga sulmi me një autobombë.
2001- Ish-koloneli Haitian, Carl Dorelien, u arrestua në portin St. Lucie. Dorelien ndodhej në ekzil që nga viti 1994, kur u dënua me burgim të përjetshëm në lidhje me një masakër të vitit 1994.
2003 – Libri i pestë me Harry Potter, “Harru Potter and the Order of the Phoenix” u botua nga J. K. Roëling. Amazon.com dërgoi më shumë se një milion kopje në këtë ditë, duke qenë dita me shpërndarjen më të madhe të një artikulli të caktuar në historinë e tregtisë përmes internetit. Libri vuri rekorde në shitje me rreth pesë milion kopje të shitura në botë gjatë ditës së parë.
Festa dhe përvjetore:
Dita Ndërkombëtare e Muzikës
Festa e Muzikës e njohur gjithashtu edhe si Dita Ndërkombëtare e Muzikës festohet edhe në Shqipëri. Qëllimi është që Festa e Muzikës të institucionalizohet edhe në Shqipëri, duke krijuar një traditë të përhershme dhe një hapësirë të lirë për çdo muzikant, qoftë profesionist apo amator. Festa e Muzikës është krijuar nga Jack Lang , ish- Ministër i Kulturës i Francës në 21 qershor 1981 dhe festohet në të gjithë botën në formën e një festivali muzikor.Festa e parë e Muzikës u zhvillua në Francë dhe që prej herës së parë, festa e Muzikës është kthyer në një fenomen ndërkombëtar dhe festohet në të gjithë botën, në të njëjtën ditë, në më shumë se 460 qytete në 110 vende, përfshirë Francë, Gjermani, Itali, Egjipt, Siri, Marok, Afrikë e Jugut, Australi, Vietnam, Kongo, Kamerun, Mauritius, Fizhi, Kolumbi, Kili, Nepal, Japonia