208
Ngjarje:
- 1600 – Xhordano Bruno u dogj i gjallë në Campo de’ Fiori në Rome, nga ana e Kishës Katolike Romake nën akuzën për herezi.
- 1867 – Anijia e parë kalon përmes Kanalit të Suezit.
- 1925 – Harold Ross dhe Jane Grant themeluan revistën The New Yorker.
- 1947 – Zëri i Amerikës filloi radio transmetimin në Bashkimin Sovjetik.
- 1974 – Ushari amerikan Robert K. Preston sinjalizoi Shtëpinë e Bardhë me helikopter të vjedhur.
- 1979 – Filloi lufta Sino-Vjetnameze.
- 1982- Formohet organizata “LËVIZJA PËR REPUBLIKËN SHQIPTARE NË JUGOSLLAVI ”.
- 1992 – Gjyqi në Milwaukee, Wisconsin dënoi vrasësin serial Jeffrey Dahmer me burgim të përjetshëm.
- 1992 – Nisi në Itali Mani pulite (Duar të pastra), ku u përfshin shumë figura politike të korruptuara. Kjo datë njihet formalisht edhe si “Rilindja e Republikës së Dytë Italiane”.
- 1993 – Policia kanadeze arreston vrasësin serik Paul Bernardo për 3 vrasje në Ontario.
- 1996 – Në Philadelphia, Pennsylvania, kampioni botërorë Garry Kasparov në ndeshje shahu mundë super kopjuterin Deep Blue.
- 2000 – Microsoft paraqet Windows 2000.
- 2008 – Parlamenti i Kosovës shpalli pavarësine e Republikës e Kosovës.
- 2012 – Uganda njeh zyrtarisht Republikën e Kosovës, duke u bërë shteti i 88-të që e njeh.
Festa dhe përvjetore:
- 2008 – Pavarësia e Republikës së Kosovës