Të pesëdhjetat shpesh konsiderohen si dekada më e rëndësishme e jetës së një njeriu.
Megjithatë, kjo moshë shoqërohet edhe me një këmbanë alarmi, për mirëqenien e organizmit dhe veçanërisht për shëndetin e zemrës.
Në këtë artikull do të mësoni për ndryshimet e moshës që ndodhin në organizëm të cilat dëmtojnë zemrën.
Sëmundjet e zemrës janë ndër kontribuesit më të mëdhenj të vdekjeve të parakohshme në vend.
Në të pesëdhjetat, sëmundjet e zemrës janë kërcënimi më i madh për shëndetin e një gruaje dhe një burri.
Ekspertët thonë se rreth moshës 45, rreziku që një burrë të goditet nga një atak në zemër rritet.
Në fakt mosha mesatare që një burrë të goditet nga një atak në zemër është 66 vjeç.
Në rastin e grave, menopauza, e cila shfaqet rreth të 50-ve , mund të nxisë ndryshime në shëndetin e zemrës dhe të rrisë gjasat e një sëmundjeje.
Ngurtësimi i Muskujve të Zemrës
Kur njeriu futet në të pesëdhjetat, muskujt e zemrës nisin të ngurtësohen duke vështirësuar pompimin efikas të gjakut.
Një gjë e tillë përkeqësohet tek gratë për shkak të ndryshimeve hormonale.
Estrogjeni, një nga hormonet më të rëndësishme në organizmin e një gruaje nis të bjerë ndjeshëm kur një grua është 50-54 vjeç.
Një ndryshim i tillë rrit rrezikun jo vetëm të diabetit, por edhe sëmundjeve të zemrës.
Simptomat e problemeve të tilla janë: marrja e frymës, lodhja, enjtja e kyçeve, rrahjet e shpejta të zemrës dhe kolla me sekrecione.
Rrahjet e Çrregullta të Zemrës
Aritmia është shumë e përhapur pas të pesëdhjetave.
Tek gratë ajo shfaqet si pasojë e rënies së nivelit të estrogjenit dhe shoqërohet me simptoma të ndryshme.
Këtu përfshihet: marrja e frymës, të fikëti, dhimbjet e kraharorit dhe marramendja.
Gratë Më Të Rrezikuara nga Thyerja e Zemrës
Thyerja e zemrës mund të jetë simbolikë e zhgënjimeve të mëdha në jetë, por sipas mjekëve zemra e një gruaje mund të thyhet me të vërtetë.
Ajo që ndodh është se hormonet e stresit ndërpresin ritmin normal të zemrës në një pjesë të veçantë të muskulit duke e dëmtuar atë.
Sindroma e zemrës së thyer është shumë e përhapur tek gratë nga mosha 58 deri në 70 vjeç dhe shkaktohet kryesisht nga marrja e një lajmi të keq.
Sipas një studimi, shumë njerëz mund të rimëkëmben nga kjo sindromë pa dëme të thella në zemër.
Mbipesha Rrit Rrezikun e Problemeve me Zemrën
Me kalimin e moshës, metabolizmi ngadalësohet dhe pesha e tepërt bëhet e paevitueshme.
Pesha e tepërt mund të rrisë rrezikun për kolesterolin e lartë, inflamacionin dhe obezitetin.
Të gjitha këto janë faktorë rreziku për sëmundjet e zemrës.
Pas të 50-ve, zemra e burrave dhe grave vuan nga rritja e tensionit të gjakut, zgjerimi i enëve të gjakut, por edhe cilësia e keqe e gjumit.