“S’i bie dot gomarit i bie samarit”! Rama ironi me qytetarin: Si hahet pica me maskë?

Sot u shënua shifra rekord e viktimave brenda 24 orëve nga koronavirusi, 21 humbje jete, të infektuarit në ditët e fundit janë me një mesatare mbi një mijë, ndërsa Komiteti Teknik vendosi që të mos shtrëngonte masat, por të linte në fuqi ato që janë me mbylljen në 20:00.

Një qytetar e pyet kryeministrin nëse ka ndonjë koment për faktin që qytetarët gjobiten në trotuar ndërsa lokalet janë plot?

Ke ndonje koment per keta gjobevenesit qe vendosin gjoba ne trotuare per maske? Kurse nga ana tjeter lokalet jane plote, ne ambjent te mbyllur dhe pa maska. Perhapja e virusit e sigurte. Urbanet gjithashtu plote.

Kurse ne trotuar vijojne masat e forta ne luften ndaj virusit! Gjobit njerezit kot pa lidhje, thua se aty qendron problemi, ne trotuar! Nuk i bie dot gomarit i bie samarit dmth” shkruan ai.

Kryeministri replikën qytetarit në Facebook ia ktheu me ironi. “Nuk e dimë si pihet kafja apo si hahet pica me maske, nese e ke gjetur nje zgjidhje te lutem ndaje me ne” shkruan Rama.

Related posts

E TMERRSHME! Familjarët gjejnë 28-vjeçarin të varur, dyshohet se…

“Pusho e qetë, engjëlli i familjes”/ I afërmi prek me postimin për 15-vjeçaren shqiptare që humbi jetën në sulmin në Austri

E RËNDË/ 43-vjeçarja nuk mban dot nervat dhe godet me thikë të atin pas sherrit në shtëpi