197
E gjithë bota u pikëllua nga lajmi i djeshëm për ndarjen nga jeta të Mbretëreshës së Britanisë, Elizabeth II.
Vdekja e saj gjithashtu trishtoi edhe futbollin, sportin më popullor të planetit, teksa këtë dimër do të mbahet edhe Botërori Katar 2022.
E lindur në vitin 1926, mund të thuhet gjithashtu se Mbretëretha ka qenë një prani e vazhdueshme në Kupën e Botës, por Botërori i ardhshëm, do të jetë i pari në histori pa të.
Edhe klubet angleze i bënë një nderim të përzemërt, ku dhe pezulluan ndeshjet e rradhës, si dhe presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, kujtoi se sa shumë Mbretëresha e ka mbështetur botën e futbollit.