“Shyqyr që nuk jemi pjesë e këtij turpi”, tifozët e klubit shqiptar reagojnë pas rezultateve në Superiore: Nuk i kanë as 50 tifozë në stadium

Erzeni

Nuk ka surpriza në javën e fundit të Kategorisë Superiore. Skënderbeu bëri detyrën në Shkodër ndaj një Vllaznie të mbushur me djem të rinj dhe mbylli sezonin e rregullt në Final 4, duke iu bashkuar pikërisht shkodranëve, Partizanit dhe Egnatias, teksa të katër skuadrat do të duelojnë për titullin kampion. Korçarët triumfuan me rezultatin 1-5 në “Loro Boriçi”, aty ku Brdariç vendosi të paraqitet me futbollistët që kanë marrë më pak minuta, apo të rinj të akademisë, pasi humbja i siguronte Vllaznisë edhe pjesëmarrjen në Kupat e Europës, duke qenë se Skënderbeu vijon të jetë i pezulluar dhe nuk garon dot aty.

Nga ana tjetër Tirana triumfoi sërish në Rrogozhinë, këtë herë me shifrat 0-3, por ky rezultat nuk mjaftoi që të bëhen pjesë e Final 4 për titullin kampion, teksa bardheblutë mbyllin sezonin në vendin e pestë. Rezultate mirëkuptuese, që në fakt ka bërë të reagojë opinioni publik, por edhe një pjesë e tifozëve të Erzenit.

POSTIMI I ERZENI FUN CLUB

Sa te lumtur jemi si tifoz, ndihemi te qet sepse nuk jemi pjes e ketij turip te javeve te fundit. Sidomos sot ku ekipet pretendete per titull nuk i kane 100 tifoze ne stadium dhe ekipet per final four “ me zemer ne dore” nuk i kane mbi 50 tifoze .
FORCA ERZENI FAQEBARDH DHE KRYELART !

Related posts

Shpërthen rrjeti: Akuza të rënda ndaj Vedat Muriqi për “shitje” të ndeshjes me Turqinë, reagon ashpër sulmuesi

Orges Shehi “shtrëngon vidat” te Tirana, bardheblutë përgatiten në “Selman Stërmasi” për duelin ndaj Flamurtarit (FOTO)

Tension me FSHF-në? Trabzonspori në alarm për Muçin para supersfidës