Mediat e huaja kanë publikuar së fundmi një raport financiar të familjes mbretërore britanike, në të cilën zbulohet se sa pagë vjetore merr Princi i Uellsit.
William merr një pagë vjetore prej gati 6 miliardë paund. Të ardhurat e tij u rregulluan që në vitin 1337 nga Karta e Madhe e Mbretit Eduard III, me të cilin mbreti ia la të ardhurat nga Dukati i Cornwall, djalit dhe trashëgimtarit të tij të madh.
Paga mblidhet nga të ardhurat vjetore neto nga pronat, investimet, si dhe nga dhënia me qira e pronave në pronësi të Kurorës. I njëjti rregull zbatohej për Mbretin Charles III kur ai ishte një princ.
Një pjesë e madhe e shpenzimeve të familjes mbretërore mbulohet nga xhepat e taksapaguesve dhe kjo taksë quhet Mbështetja e Shtetit. Vetëm Princi i Uellsit ka të drejtën e të ardhurave fitimprurëse nga Duka i Cornwall. Princi William financon kështu shpenzimet e jetesës së familjes së tij, gruas së tij Kate, Princeshës së Uellsit dhe tre fëmijëve të tyre.
Rikujtojmë, se Princi William ka nisur një program ambicioz prej 3 milionë paundësh me qëllim t’i japë fund të pastrehëve në Mbretërinë e Bashkuar. Plani përfshin 6 projekte me një afat prej 5 vjetësh. Trashëgimtari 41-vjeçar i fronit beson se mund të përdorë fuqinë e tij si anëtar i Familjes Mbretërore për të bashkuar individë, organizata dhe biznese për të punuar së bashku bazuar në nevojat specifike lokale. Programi, i drejtuar nga Fondacioni i tij Mbretëror, do të njihet si “Homewards”.