Shqipëria tregohet bujare ndaj Ishujve Faroe, pak raste dhe asnjë gol i shënuar; kuqezinjtë e mbyllin grupin si kryesues

by KLIKOJE.AL

Është mbyllur në barazim 0-0 sfida mes kombëtares shqiptare dhe Ishujve Faroe. Një sfidë që nuk prodhoi asnjë gol, por që vlen shumë për kuqezinjtë.

Djemtë e Sylvinhos tashmë si asnjëherë më parë në historinë e kombëtares e mbyllin fushatën kualifikuese në vendin e parë në grupin E me 15 pikë. Kuqezinjtë vazhdon të jenë të pamposhtur në “Air Albania”, duke e kthyer këtë të fundit në një fortesë.

Asani, Daku, Uzuni, Bajrami dhe Muçoli do të tentonin të gjenin golin, por skuadra e Ishujve Faroe ishte e mirëorganizuar duke ndalur kështu në barazim kuqezinjtë. Në “Air Albania” skenën e “morën” tifozët kuqezi të cilët elektrizuan stadiumin me koret dhe banderolat e tyre në mbështetje të djemve tanë. Në këtë mënyrë kombëtarja shqiptare grumbullon 15 pikë pas 8 ndeshjesh në kualifikueset e Euro 2024. Kuqezinjtë ia kanë dalë të shënojnë 12 gola dhe kanë pësuar vetëm 4.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.