Kane fik Shqipërinë për 8 minuta, Anglia mbyll grupin si i pamposhtur dhe me asnjë gol të pësuar (video)

Shqipëria

Shqipëria mbylli fushatën kualifikuese të Kupës së Botës në përballjen ndaj Anglisë, e cila u zhvillua me ritëm dhe intensitet të lartë, sidomos në pjesën e parë. Kuqezinjtë bënë një paraqitje premtuese gjatë 45 minutave të para, ku krijuan dy mundësi të pastra shënimi. Elseid Hysaj goditi fort drejt portës pas një depërtimi nga e djathta, ndërsa Hoxha provoi me një diagonale të rrezikshme që kaloi pranë shtyllës.

Megjithatë, anglezët arritën të ndryshojnë rrjedhën e ndeshjes në pjesën e dytë, falë efikasitetit të tyre në zonën e rrezikut. Kapiteni Harry Kane ishte protagonist absolut, duke shënuar dy gola vendimtarë. I pari erdhi në minutën e 74-t, pas një topi të dhënë në zonë. Vetëm tetë minuta më vonë, në minutën e 82-të, Kane dyfishoi rezultatin me një goditje të saktë me kokë.

Pavarësisht përpjekjeve të ekipit të Sylvinhos për të reaguar, rezultati mbeti 0–2 deri në fund. Shqipëria tregoi momente të mira loje, veçanërisht në pjesën e parë, por nuk arriti të konkretizojë rastet e krijuara, ndërsa Anglia shfrytëzoi me përpikëri momentet e saj.

LEXO ME SHUME:Çfarë ndodhi?! Futbollisti i Andorrës nuk i mban lotët në prag të ndeshjes me Shqipërinë (video)

Related posts

Dikur shihej se e ardhmja e Interit, Teuta transferon sulmuesin e talentuar (POSTIMI)

“Harry Kane më kapi dorën”, Strakosha komenton golin e shënuar nga sulmuesi: S’kam çfarë them më shumë, tani me mendjen…

“Ky është ekipi që kam ndërtuar unë me stafin”, Sylvinho shfaq shenja krenarie dhe flet për përballjet e marsit: Të shohim me kë do përballemi