Shqipëri e vakët ndaj Gjibraltarit, vetëm dy raste në pjesën e parë (video)

Shqipëria

Shqipëria luan sot përballë Gjibraltarit në transfertë ndeshjen e parë historike ndaj kësaj përfaqësueseje. Një ndeshje e cila në fakt shërben vetëm si test për të provuar gjërat për atë që është sfida e vërtetë, dueli ndaj Letonisë në kualifikueset e Botërorit.

Trajneri Silvinjo ka bërë të qartë që do të përdorte duelin në fjalë për t’u dhënë minuta disa lojtarëve që kishte parë më pak, por edhe për të provuar gjëra për ndeshjen e të martës, ku duket se është përqendruar i gjithë fokusi te grupi kuqezi.

Dhe në fakt eksperimentet nuk mungojnë, duke filluar nga porta ku është Dajsinani si përfaqësues i Superiores, bashkë me Alijin në krahun e majtë. Nga emrat e zakonshëm në prapavijë janë Kumbulla në qendër dhe Hysaj djathtas. Ndërkohë ka hapësirë në qendër për Maldini Kaçurrin, i ftuar si “emergjencë” pas largimit të Bajramit.

Treshja e mesfushës është risi gjithashtu te Shqipëria, me Berishën, Pajazitin e Bajramin. Kurse në sulm, Daku është në qendër, me Asanin në të djathtën e Brojën e spostuar në të majtën.

43′ Tjetër mundësi për Medon Berishën

34′ Rast i mirë për Shqipërinë, Berisha pranë golit.

LEXO ME SHUME:Flamurtari në kërkim të fitores së parë në kampionat, vlonjatët vijojnë intensivisht seancat stërvitore (VIDEO)

Related posts

Ernest Muçi merr një tjetër surprizë, gazeta “Fanatik” e çon në… Premier League

“Hyrjen në stadium ndaj Tiranës e keni falas”/ Vllaznia surprizon nxënësit e shkollës “Ndre Mjeda” (video)

“Indrit Myrtja na shkatërroi”/ Trajneri i Apolonisë nuk kursehet, kërkesa e tij shkon deri në FSHF: Presidenti Duka duhet të merret me këtë problem