Shqipëria mposht Letoninë mes vuajtjeve, si ndaj Gjibraltarit mjafton një… penallti (video)

by S.M

Shqipëria fiton ndaj Letonisë me shifrat 1-0 e vlefshme për raundin e pestë të kualifikueseve të Kupës së Botës.Një pjesë e parë sigurisht nën dominimin e Shqipërisë, me qarkullimin e topot  dhe Qazim Laci që mbështeste tranzicionin mbrojtje-sulm me Asllanin që diktonte ritmin. Në minutën e 23’ me një aksion të mrekullueshëm shpërblehemi me një penallti, harkimi i Lacit gjen dorën e mbrojtësin letonez Melniks.

GOLI I ASLLANIT

Asllani nuk gabon dhe goli i katërt me fanellën kuqezi. Shpejtësia në krahë dhe kombinimet e shumta ofruan superioritet në shumë momente. Rey Manaj në të 30-tën dhe Asllani 60 sekonda më pas,  krijuan rastet e tyre por pa mundur të shënonin. Edhe në pjesën e dytë, mungoi qartësuia në finalizim. Bajrami në minutën e 52’, kërkoi zonën më të afërt, por topi përfundoi ngjitur me shtyllën, ndërsa 4 minuta më vonë, Berat Gjimshiti kishte mundësinë e artë për të realizuar, por kapiteni gaboi vetëm pak centimetra larg portës.

Lodhja u ndje te kuqezinjtë të cilët në 10 minutat e fundit të takimit lanë shumë hapësira dhe letonezët u shfaqën kërcënueshëm. Në minutën e 85’, Gutkovskis rrezikoi në portën e Strakoshës, ndërsa rasti më flagrant do të ishte dy minuta më pas, kur Mario Mitaj bën shpëtimtarin duke larguar topin. Një tre pikësh me shumë vuajtje, aktualisht Shqipëria ndodhet në vendin e dytë të Grupit K në kuotën e 8 pikëve, pasi Serbia u mund nga Anglia në Beograd.

 

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.