Shqipëria është gati për sfidën kundër Anglisë, me trajnerin Sylvinho që ka përcaktuar formacionin titullar. Një nga lajmet kryesore është mungesa e Ardian Ismajlit, i cili nuk ka arritur të rikuperohet në kohë, duke i hapur rrugën Ajetit për të luajtur nga minuta e parë në qendër të mbrojtjes.Në portë është Strakosha. Sylvinho ka vendosur të qëndrojë besnik ndaj skemës së tij tradicionale me katër mbrojtës, pavarësisht mungesave të rëndësishme. Gjimshiti, Balliu, Aliji dhe Arlind Ajeti janë në prapavijë.
Në mesfushë nuk priten ndryshime Ramadani, Asllani dhe Laçi do të formojnë mesfushën para mbrojtjes. Ndërsa në sulm, Uzuni,Jasir Asani dhe Nedim bajrami. Për momentin, formacioni duket i qartë, por Sylvinho mund të rezervojë ndonjë surprizë për të sfiduar Tuchel dhe stafin e tij teknik.
19′ Anglia shënon me Lewis-Skelly.
NDERIM PER LEGJENDEN E ANGLISE
Para fillimit të ndeshjes Angli-Shqipëri, lojtarët dhe i gjithë stadiumi nderuan Xhorxh Isthem. Një legjendë e futbollit anglez, që u nda nga jeta në dhjetorin e vitit të kaluar. Ish-sulmuesi i njohur në Angli fitoi Botërorit me “Tre Luanët” në vitin 1966. Të gjithë ishin në këmbë dhe duke e duartrokitur për çfarë ka dhënë. Kujtojmë se ndeshja e sotme ka vlerë për kualifikueset e Botërorit 2026.
LEXO ME SHUME:E FUNDIT/ Sylvinho me surpriza në formacion, ja rreshtimi për ndeshjen ndaj Anglisë (FOTO)
FORMACIONET ZYRTARE:
ANGLIA (4-2-3-1): Pickford: Lewis-Skelly, Burn, Konsa, Walker: Jones, Rice: Rashford, Bellingham, Foden: Kane. Trajner: Thomas Tuchel.
SHQIPËRIA (4-2-1-3): Strakosha: Aliji, Gjimshiti, Ajeti, Balliu: Ramadani, Asllani: Laçi: Bajrami, Uzuni, Asani. Trajner: Sylvinho.
1 comment
[…] LEXO ME SHUME:LIVE/ Një debutues ndëshkon Shqipërinë, gabim i Jasir Asanit në vendosje (video) […]
Comments are closed