Tifozët e parë anglezë zbarkojnë në Tiranë, atmosfera nis në aeroportin ‘Nënë Tereza’”

by KLIKOJE.AL

Shqipëria do të presë Anglinë të dielën, ndërsa ndeshja do të luhet në stadiumin “Air Albania”. Ky takim është projektuar për në orën 18:00 dhe mbyll fushatën kualifikuese në Grupin K. Tifozë të shumtë priten edhe nga Anglia për këtë takim. Të parët kanë mbërritur tashmë në Rinas, ndërsa kanë publikuar një foto që tregon se mbështesin Crystal Palace në Premier League.

Fakt është se grupimi “Tifozat Kuq e Zi” do mungojë sërish, për shkak se nuk ka ndarje biletash për ta. Kështu ekziston mundësia që në stadium gjatë ndeshjes të dëgjohen këngë vetëm nga sektori mik.

Do të ishte e pazakontë për një ndeshje të kuqezinjve në Tiranë, që koret e tifozëve miq të pushtojnë stadiumin. Të dyja përfaqësueset ndërkohë i kanë arritur objektivat në Grupin K. Anglia si vend i parë dhe Shqipëria e pozicionuar e dyta.

LEXO ME SHUME:Pas festës shpërthejnë lotët, lojtari nuk do të marrë pjesë në festë; Hysaj e ngushëllon (video)

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.