Sylvinho heq dorë nga rreziku, dërgon dy lojtarë në tribunë (FORMACIONI I MUNDSHËM)

by KLIKOJE.AL

Shqipëria do të mbyllë sot fushatën kualifikuese për Botërorin 2026 në Grupin K, për t’u përqëndruar më pas te gjysmëfinalja e “play off”. Kuqezinjtë vendosen përballë Anglisë, prej orës 18:00 në stadiumin “Air Albania”.

Sylvinho ka vendosur të dërgojë në tribunë dy futbollistë, pikërisht Juljan Shehun dhe Mario Mitajn. Të dy të konsideruar të paprekshëm gjatë kualifikueseve të Botërorit.

Shkak për këtë vendim është bërë numri i lejuar nga UEFA, që lidhet me 23 lojtarë nga 25 që u grumbulluan fillimisht. Klisman Cake dhe Adrion Pajaziti që qëndruan në tribunë ndaj Andorrës, do të kenë mundësinë që të kenë mundësinë e tyre.

Ky vendim nuk është edhe aq surprizues, pasi pesë futbollistë të Kombëtares rrezikojnë që në rast ndëshkimi ndaj Anglisë të humbasin gjysmëfinalen e “play off”. Mitaj dhe Shehu ishin pjesë e tyre, ndërsa tashmë të rrezikuar te Shqipëria mbesin Rey Manaj, Arlind Ajeti dhe Nedim Bajrami.

LEXO ME SHUME:“E di se çfarë rreziku sjell Broja”, Tuchel nga Tirana flet për Kombëtaren, Harry Kane: Nuk e dua ndjenjën e humbjes

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.