Shqipëri-Poloni/ Ndeshje “e blinduar”; rekord numri i biletave të shitura, zbulohet sa ka përfituar FSHF

20 mijë vende, të gjitha të zëna për sfidën e 10 shtatorit Shqipëri-Poloni në “Arenën Kombëtare”, duel që me shumë mundësi mund të vendosë fatin e skuadrës kuqezi në këto eleminatore të Euro 2024.

Tre ditë pas transfertës së Pragës, Shqipëria do të sfidojë ekipin polak dhe prej më shumë se një muaji biletat dolën në shitje me çmime të “kripura” por as ky fakt nuk i ndali shqiptarët që të mësynin në sportele dhe në faqen zyrtare të shitjes së biletave për të prenotuar vendet e tyre në stadium.

Fakti që momentalisht renditemi në vendin e dytë të grupit eleminator ka rritur interesimin dhe mendohet që FSHF ka arkëtuar shumën rekord prej 90 milionë lekë. Bileta më e lirë ishte 2000 lekë, për të vazhduar me 2500, 4000 apo 6000 lekë te tribuna karshi dhe 10.000 lekë në tribunën kryesore.

Related posts

Teuta e nis sezonin me rinovime, dy titullarët pjesë e skuadrës edhe për një sezon

AF Elbasani gjen menjëherë zëvendësuesin e Nevil Dedes, pritet firma me trajnerin e njohur

Filip Najdovski bën prapakthehu, mbrojtësi hedh firmën mbi kontratë (FOTO)