Shqipëri heroike në Gjeorgji, goli i Asllanit i jep 3 pikë në Ligën e Kombeve (video)

by KLIKOJE.AL

Kombëtarja shqiptare ka reaguar pas humbjes ndaj Republikës Çeke në Pragë dy ditë më parë. Kuqezinjtë kanë marrë një fitore mjaft të rëndësishme në transfertën e Gjeorgjisë. Sfida e zhvilluar në Tbilisi, përfundoi 0-1 në favor të Shqipërisë.

Një pjesë e parë mjaft e mirë për Kombëtaren tonë, me sinjalet pozitive që erdhën në disa raste me Indrit Tucin. Megjithatë, fraksioni i parë i kësaj ndeshje përfundoi pa gola.

Me nisjen e pjesës së dytë, Kombëtarja kuqezi u bë më kërkuese duke gjetur golin. Në minutën e 48-të, pas një aksioni model nga Nedim Bajrami, Indrit Tuci dhe Kristjan Asllani, ishte ky i fundit që i dha goditjen “finale” topit, duke e dërguar në fundin e rrjetës së portës së mbrojtur nga Mamardashvili.

Pas këtij goli të shënuar, Shqipëria u tërhoq disi duke u mbrojtur mjaft mirë dhe duke mbyllur çdo hapësirë.  Me këtë fitore, kuqezinjtë mbeten në vendin e 3-të, por në kuotën e 6 pikëve, aq sa Gjeorgjia dhe Çekia, me këta të fundit që kanë një ndeshje më pak.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.