Shpendi i zhgënjyer nga refuzimi i Sylvinhos, deklarata e fortë: Ndoshta pranoj Italinë, ftesën do e mendoja (video)

Christian Shpendi po shkëlqen në Serinë B italiane këtë sezon. Dhe pse është kryegolashënuesi i kampionatit, sulmuesi shqiptar nuk u preferua nga Silvinjo në ndeshjet e Ligës së Kombeve. Së fundmi i ftuar në Itali për “Pianeta Biaconero” zbuloi se do e mendonte një ftesë nga Italia. Lojtari i Shqipërisë U-21 ndërkohë tha se nuk ka pasur kontakte deri tani.

“Sinqerisht e prisja ftesën e Sylvinhos në nëntor, u zhgënjeva. Më vjen keq pasi rezultoi një edicion i keq i Shqipërisë. Unë jam i lindur në Itali dhe i rritur në Itali. Nuk kam pasur asnjë kontakt me Federatën e Italsië, por nëse vjen një ftesë, sigurisht do ta mendoja”, u shpreh Shpendi.

Related posts

E BUJSHME! Mesfushori mund të largohet në qershor nga Egnatia, ngecin bisedimet për rinovim (FOTO)

Partizani, dy lojtarë në garë me kohën për sfidën ndaj Bylisit (EMRAT)

Ndodh me klubin e Superiores, lojtarët nuk dalin në stërvitje, priten pezullime