Shorti është treguar bujar me Egnatian. Klubi rrogozhinas do të luajë me ekipin islandez kundër Breidablik. Shorti i turit të parë kualifikues në Champions nisi në orën 14:00. Në Nion të Zvicrës, Egnatia mësoi kundërshtarin e raundit të parë, ndërsa renditet në vazon e skuadrave jo favorite.
Po ashtu dhe dy skuadra të tjera shqiptare, Drita dhe Shkëndija e Tetovës, do të njihen me kundërshtarëve. Ndryshe nga Egnatia dhe Shkëndija, Drita pozicionohet te skuadrat favorite. Në Zvicër, siç Egnatia ka njoftuar, është i pranishëm edhe presidenti Demrozi me drejtorin Klejdi Zenelaj.
Egnatia vazhdon përgatitjet për një paraqitje sa më dinjitoze në Kupat e Europës. Kampionët e Shqipërisë njoftojnë se do të zhvillojnë një fazë përgatitore në Bullgari. Skuadra rrogozhinase do të stërvitet për 2 javë në Bansko dhe do të zhvillojë disa ndeshje miqësore në tokën bullgare.
“Pas përgatitjeve të fundit ekipi zhvendoset për një periudhë dy javore në Bansko të Bullgarisë.Të mërkurën kemi një test me kampionët e Gjeorgjisë, Iberia 1999”, shkruhet në njoftimin e klubit rrogozhinas. Kujtojmë që Egnatia ka ruajtur thuajse të gjithë grupin e lojtarë të cilët fituan titullin kampion sezonin e kaluar dhe ka përforcuar organikën me Selmanin.