Shoqëroi Ervis Martinajn, thyen heshtjen Jeton Lami, zbardh detaje të rëndësishme: E lashë në Vorë, do bënte disa takime…

Ish-efektivi i policisë Jeton Lami i arrestuar për dhënie ndihme ndaj të shumëkërkuarit Ervis Martinaj ka refuzuar të japë shpjegime para autoriteteve sa i takon marrëdhënies së tij me ish-bosin e lojërave të fatit Ervis Martinaj.

Por, sipas gazetares Klodiana Lala, pak ditë më parë prokurori Bardhyl Shehu e ka pyetur Lamin në cilësinë e të pandehurit dhe i ka kërkuar të japë shpjegime për ndihmën që i ka dhënë Vis Martinajt. Lami ka thyer heshtjen duke dhënë disa shpjegime për sa i përket shoqërimit të Ervis Martinajt, por ka thënë se nuk ka djeni për zhdukjen e tij.

“Ervis Martinajn e kam njohur 10 vite përpara. Me atë nuk kam pasur asnjë miqësi apo lidhje të ngushtë. Megjithatë tre ditë para se ta shoqëroja në Durrës, e kam takuar rastësisht tek një ambient te Zogu i Zi. Më ka kërkuar ta shoqëroja. E kam shoqëruar në drejtim të Durrësit dhe e kam dërguar në një hotel ku u takua me një mikeshën e tij. Të nesërmen kam shkuar sërish në Durrës, e kam marrë Ervis Martinajn dhe mikeshën e tij dhe i kam lënë në një ambient pranë një karburanti në zonën e Vorës. Aty sipas informacioneve që kisha Ervis Martinaj do të bënte disa takime. Në atë moment jam shkëputur me të dhe nuk kam asnjë dijeni se çfarë ka ndodhur me të”, ka deklaruar për prokurorin ish-agjenti Jeton Lami.

Lami pretendon se nuk ka asnjë lidhje me zhdukjen e Martinajt dhe se nuk ka asnjë informacion për të dhënë.

Related posts

Monedhat e huaja pësojnë rënie/ Këmbimi valutor për ditën e sotme, 4 korrik 2024

“5 milionë lekë, për ty 4! Emiljano: Shumë e ka!”/ Përgjimet në dosjen Onkologjikut! Ja pazari që bëhej për pacientët me kancer

Monedhat e huaja në “krizë”/ Kursi i këmbimit për sot, 23 qershor 2024