Big Brother/ “Kaq i padukshëm jam?” Kiara sillet sikur Luizi nuk ekziston fare, gjesti i saj në mëngjes mërzit këngëtarin (video)

Të gjithë menduan se pas surprizës që Luizi i bëri Kiarës për Shën Valentin, gjërat mes çiftit do shkonin më së miri, por nuk ka ndodhur kështu. Që prej mbrëmjes së djeshme, Kiara ka mbajtur distancënga Luizi ndërsa ky i fundit i ka kërkuar të ketë besim.

Madje mëngjesin e sotëm Kiara është sjellë sikur Luizi nuk ekziston në shtëpi. Ajo ka shkuar në tualet dhe nuk e ka përshëndetur Luizin, i cili ndodhej aty.

Ky veprim e ka habitur Luizin, i cili i tha: “Kaq i padukshëm të dukem që as mirëmëngjes nuk thua?”. Kiara nuk iu përgjigj, por vazhdoi të ecte.

“Ç’pati kjo?”, i tha Luizi Valbonës, e cila ndodhej aty.

Related posts

Naim Murseli sheh në Gjykatë imazhet e Liridona Ademajt pas vrasjes! Ja si reagoi (VIDEO)

Aksidenti Tragjik: Aeroplani Ushtarak Kolumbian Rrëzohet, 66 Të Vdekur dhe Dhjetëra Të Plagosur

Nga marrëdhënia me Selin te letra e babait të saj: Ja çfarë thotë gruaja e Mirit