Shoferi i saj dhunoi në Hamallaj familjen Kaçi, reagon Lindita Nikolla

by KLIKOJE.AL

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla ka reaguar për herë të parë për ngjarjen e dhunshme të ditës së sotme në Hamallaj, ku efektivi i Gardës së Republikës, Martin Nikolli, me të afërm të tij, dhunuan 2 anëtarë të familjes Kaçi.

Përmes një reagimi në Facebook, Nikolla shprehet se ngjarja e ndodhur në Hamallaj është e dënueshme. Ajo shton se inkurajon organet ligj-zbatuese të zbardhin sa më parë ngjarjen dhe të dënohet kushdo që ka gisht në ngjarje.

Reagimi i Lindita Nikollës

“Ngjarja e ndodhur sot në Hamallaj, ku është përfshirë efektivi i Gardës së Republikës (që nga viti 2006) Martin Nikolli është e dënueshme. Dëshiroj të përshëndes Policinë e Shtetit për ndalimin e menjëhershëm të personit në fjalë dhe të inkurajoj organet e drejtësisë për zbardhjen sa më të shpejtë të ngjarjes dhe dënimin e kujtdo që ka gisht në këtë rast flagrant, pavarësisht pozicionit ku ka shërbyer deri më sot. Në të njëjtën kohë, solidarizohem plotësisht me familjen Kaçi dhe i siguroj se institucionet e Republikës janë të angazhuara dhe në krye të detyrës për t’i ofruar të gjithë mbrojtjen që parashikon ligji”.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.