Shkundi rrjetin me Tean, çudit Bearti me postimin e fundit! (FOTO)

by KLIKOJE.AL

Kanë kaluar disa kohë që nga hera e fundit kur kemi dëgjuar diçka nga Beart Rexhepi, ish-konkurrentin e Përputhen që para dy vitesh trazoi rrjetin me Tea Trifonin. Që nga ndarja me Tean, i riu nga Kosova vijon të jetë aktiv në rrjetet sociale, por thjesht duke ndarë momente nga puna dhe pushimet.

Ende nuk dihet asgjë për jetën e tij private të Beartit, por si duket tani ai ka vendosur që ta ndryshojë këtë gjë.

Me një postim të fundit në rrjetet sociale ai ka lënë të kuptohet që është në një lidhje. Nga pushimet në Malin e Zi, Bearti nuk është vetëm teksa ka postuar një fotografi që shfaq detin në mbrëmje, makinën, dhe një vajzë! Ajo mbetet misterioze tani për tani, por me kalimin e kohës do e mësojmë edhe identitetin e saj.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Leave a Comment

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.