Kirurgia më e mirë estetike, Dr Elizabeth Hawkes ka apeluar që femrat të edukohen lidhur me sigurinë e zgjatimeve të qerpikëve përpara se të marrin në konsideratë këtë teknikë të bukurisë, pasi përdoruesja e TikTok @LilDanie.1 – emri i vërtetë Danie – postoi një video duke zbuluar se ajo gati sa nuk humbi shikimin pas zgjatjes së qerpikëve për shkak të infektimit.
Videoja e Danie është pëlqyer nga rreth 28,000 njerëz dhe është parë më shumë se 700,000 herë.
Në postimin viral, Danie tregon se dy javë pas zgjatjes së qerpikëve, asaj i doli një gungë e vogël në sy, e cila u përkeqësua. Një mjek ia kuroi gungën dy herë, por më vonë ajo u referua në një klinikë kirurgjike, ku iu tha se duhej ta operonin menjëherë pasi ajo ishte afër humbjes së shikimit.
Dr Elizabeth, një konsulente kirurge okulistike dhe okuloplastike, tha se njerëzit duhet ta konsiderojnë me kujdes zgjatjen e qerpikëve.Ajo tha se ‘videoja e Danie’s TikTok është ekstreme, por padyshim që ka probleme higjienike me zgjatjen e qerpikëve dhe rreziku i infeksioneve është rritur.
Qerpikët tanë nuk janë vetëm për qëllime estetike mbi sy, ata bëjnë një punë jetike duke mbrojtur sytë, duke ndihmuar devijimin e çdo gjëje që vjen drejt syrit që mund ta dëmtojë atë’.