Shkatërrohet një nga tanket më të fuqishme ruse – Ai kushton rreth 4.7 milionë euro (VIDEO)

by KLIKOJE.AL

Ushtria ukrainase publikoi pamjet e dronit që tregojnë momentin e shkatërrimit të një prej tankeve më të avancuara operacionale ruse me vlerë prej 4.7 milionë eurove.

Tanku mbrohet nga një sistem i automatizuar mbrojtës që lëshon bomba tymi kur drejt tij drejtohet një rreze laseri e një rakete.

Ushtria ukrainase njoftoi se sulmet ndodhën në rajonin e Kharkiv në verilindje të Ukrainës.

Oficerët e inteligjencës fillimisht identifikuan pajisjet ushtarake ruse dhe më pas u koordinuan me njësitë tokësore për të kryer një seri sulmesh, duke shkatërruar dy tanke dhe dy transportues të blinduar të personelit.

Ndryshe, Rusia ka vazhduar edhe sot me sulme ndaj fabrikës së çelikut Azosvtal në Mariupol, pavarësisht se kishte premtuar korridore humanitare për evakuimin e sigurt të civilëve.

https://youtu.be/XsRdiPueOiE

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Leave a Comment

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.