Një bandë italo-shqiptare është shkatërruar nga autoritetet italiane. Sipas mediave në pranga janë vënë 20 persona, ndërsa gjatë operacionit janë sekuestruar edhe 200 kilogramë kokainë dhe heroinë.
Mediat në Itali raportojnë se hetimet për këtë rast kanë nisur në nëntor 2022, kur një shtetas shqiptar u kap me 16 kilogramë heroinë.
Arrestimet janë kryer në zonën e Teramos, ku janë arrestuar 6 italianë dhe 2 shqiptarë, dhe 3 të tjerë në zonën pranë Ascolit (të gjithë shqiptarë) dhe një tjetër në Ravena.
Veprimtaritë e hetimit teknik kanë zbuluar se shqiptarët herë operonin individualisht dhe herë në konkurrencë me njëri-tjetrin (për të ulur kostot e transportit dhe ruajtjes së drogës), duke blerë drogë si nga Evropa Veriore ashtu edhe nga Italia Qendrore.
Tashmë të arrestuarit, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur ndodhen pas hekurave në pritje të masës së sigurisë nga gjykata.