Shkak bëhet një flamur, derbi Tirana-Partizani mbyllet me përleshje masive mes futbollistëve (video)

Një përplasje masive u regjistrua në fundin e derbit mes Tiranës dhe Partizanit. Ashtu si edhe në derbin e kaluar, edhe në këtë përballje, protagonistë ishin Albano Aleksi dhe Valentino Murataj që ndezën gjithçka.

Mesfushori i skuadrës së kuqe, shkoi tek tifozët e Partizanit, mori flamur gjigant, teksa tentoi ta nguliste në qendrën e fushës, teksa menjëherë u vërsul Albano Aleksi për ta parandaluar. Në këtë moment më pas nisi dhe përplasja masive, teksa i papërmbajtshëm dukej dhe braziliani Patrik. Nuk munguan edhe disa tifozë që u futën në fushë, por për fat të mirë gjithçka u normalizua.

Related posts

Shpërthen rrjeti: Akuza të rënda ndaj Vedat Muriqi për “shitje” të ndeshjes me Turqinë, reagon ashpër sulmuesi

Orges Shehi “shtrëngon vidat” te Tirana, bardheblutë përgatiten në “Selman Stërmasi” për duelin ndaj Flamurtarit (FOTO)

Tension me FSHF-në? Trabzonspori në alarm për Muçin para supersfidës