Opinioni në Kosovë u shokua ditën e djeshme, pas publikimit të një video, ku një mësues shfaqej duke puthur një nxënëse të mitur në buzë.
Drejtori i shkollës “Lidhja e Prizrenit” në Deçan, ku ka ndodhur ngjarja, ka folur ditën e sotme në emisionin “Shqipëria LIVE”. Ai tregoi se vidoen ia kanë dërguar prindërit, dhe menjëherë ai është ballafaquar me mësuesin.
“Ne ishim në një eskursion vetëm mësuesit, 30 veta në Shëngjin. Pushim gjatë fundjavës, pa nxënës. Informacionin e kam marrë në mesnatën e së dielës. Ma dërgoi një prind që më tha shiko çfarë bëhet në institucionin që drejtonit ju. Mësuesi ishte me ne. Unë bashkë me një kolege e pamë videon disa herë. Nuk dallohej shumë sepse ishte video amatore. Në mëngjes, e kam takuar mësuesin. Dhe fillimisht ai e ka mohuar edhe pse u shfaq i shqetësuar. Unë e kam pezulluar mësuesin. Kam bërë një telefonatë me policinë për ta verifikuar. Video rezultoi se ka përpmbajtje të veprës penale. Mësuesi është shfaqur i shqetësuar dhe kjo tregon se ka diçka. Video është regjistruar në shkollë, në klasën e Edukimit fizik. Nxënësi nuk e ka treguar fillimisht, ka kaluar dorë më dorë, pastaj është bërë publike. Kam 10 vite drejtor. Nuk kam pasur asnjë informacion se ky person ka elementë të tilla abuzive. Nxënësi që e kishte filmuar tha se e kam xhiruar pasi e dija se po të tregoja nuk do më besonte asnjeri. Ai tha se i kam parë dhe më parë. Doja ta vërtetoja më tha.”- tregoi drejtori.