Shifra impresionuese, “Air Albania” është fortesa e pathyeshme e Shqipërsë; zero gola të pësuar!

Kombëtarja shqiptare mori mbrëmë një tjetër fitore spektakolare. Kuqezinjtë triumfuan 3-0 ndaj Çekisë në “Air Albania” duke “blinduar” kështu vendin e parë në grupin E. Një sfidë ku mbrojtja bëri thuajse gjithçka në prefeksion dhe kjo u pa edhe tek rastet e çekëve.

Djemtë e Sylvinhos ia dolën të çojnë topin në fundin e rrjetës 3 herë dhe kjo padiksutim është shumë pozitive. Fituam sfidën më delikate të grupit pa pësuar gol ndaj një kundërshtari direkt për kualifikimin në Gjermani. Kjo nuk është fitorja e parë e kombëtares në “Air Albania” me rezultat të pastër.

Kemi fituar në “shtëpinë” tonë edhe ndaj Moldavisë 2-0 dhe Polonisë po me të njëjtin rezultat. “Air Albania” siç duket është kthyer në “fortesën” e kuqezinjve, të cilët arrijnë të shënojnë gola dhe për fatin tonë të mirë kundërshtarët nuk ia dalin dot të çajnë mbrojtjen e krijuar nga Sylvinho.

Kombëtarja luan në grup dhe braziliani ka arritur të ndërtojë nëj skuadër për ta pasur zili. Marrëdhënia që ka me lojtarët theksoi pas ndeshjes se është “çelësi” i suksesit dhe kështu po del. Në 6 sfida të laujtura deri tani në kualifikuese, kombëtarja ka arritur të shënojë 11 gola, ndërsa ka pësuar vetëm 3.

Të 3 golat i ka pësuar kur ka luajtur në transfertë. Humbëm 0-1 me Poloninë, fituam 3-1 me Ishujt Faroe dhe barazuam 1-1 me Çekinë po në transfertë. Asnjë kundërshtar nuk ia ka dalë të shënojë më shumë se 1 gol në portën tonë. Tek çdo tifoz Sylvinho ka hequr frikën e pësimit të golave në minutat e fundit të ndeshjes dhe tashmë edhe lojtarët pa frikë e thonë se nuk ka kundërshtarë që ndal “vrullin” e kuqezinjve. “Valixhet” po bëhen gati për në Gjermani vitin e ardhshëm.

Related posts

Shpërthen rrjeti: Akuza të rënda ndaj Vedat Muriqi për “shitje” të ndeshjes me Turqinë, reagon ashpër sulmuesi

Orges Shehi “shtrëngon vidat” te Tirana, bardheblutë përgatiten në “Selman Stërmasi” për duelin ndaj Flamurtarit (FOTO)

Tension me FSHF-në? Trabzonspori në alarm për Muçin para supersfidës