233
Tirana-Kastrioti prodhoi tension në fundin e takimit. Goli i shënuar nga Hila bëri që ekipi krutan të dilte pa pikë nga kjo transfertë. Ajo që u pa ishte zënka në fushë mes Abaz Karakaçit dhe Regi Lushkjas. Në një intervistë, mesfushori tregon të vërtetën e tensionit, që çoi në përjashtimin e tij.
“Tensionin nuk e provokoi Lushkja dhe nuk kisha asgjë me të në atë moment. Unë e kisha me portierin e Tiranës, Visar Bekajn, i cili pasi u shënua goli i Tiranës, ka lënë portën e tij dhe ka vrapuar deri në zonën tonë për të na provokuar dhe ofenduar. Në atë moment Lushkja ka ardhur të mbrojë shokun e tij dhe situata shkoi në gjendjen që të gjithë pamë”, u shpreh Karakaçi.