Një 15-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë nga bashkëmoshatari i tij.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në lagjen nr.1 në Pogradec, në ambientete e një lokali.
Policia bën me dije se ka arrestuar 15-vjeçarin si autor të dyshuar të ngjarjes.
Burime zyrtare nga policia bënë me dije se një 15-vjeçar, banues në fshatin Vërdovë, dyshohet se ka plagosur me mjet prerës një bashkëmoshatarin e tij, i cili u transportua në spitalin e Traumës Tiranë, në gjendje të rëndë shëndetësore.
“Falë ndërhyrjes të shpejtë, shërbimet e Policisë, bënë të mundur kapjen dhe ndalimin autorit të dyshuar të plagosjes, ku në përfundim të veprimeve procedurale specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec arrestuan në flagrancë 15-vjeçarin për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.
Në cilësinë e provës materiale u gjet dhe sekuestrua mjeti prerës (thikë). Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për veprime të mëtejshme.”, thuhet në njoftimin zyrtar të policisë.