Sherr dhe flakadanë në stadiumin “Air Albania”, arrestohen 4 tifozë pas derbit Tirana-Partizani

Policia e Shtetit ka arrestuar 4 persona pas ndeshje së djeshme Tirana-Partizani. Derbi i kryeqytetit u luajt ditën e djeshme, 3 Dhjetor në stadiumin ‘Air Albania’. Gjatë ndeshjes disa tifozë u kapën duke shkulur stolat e stadiumit, ku më pas i vunë dhe flakën. Personat e arrestuar janë të moshës 21-vjeç, 35 vjeç dhe dy 19-vjeçarë, të gjithë banues në kryeqytet.

Gjatë derbit është konstatuar se janë hedhur lëndë piroteknike, nga dy tifozëritë të Tiranës dhe Partizanit. Menjëherë policia ka filluar punën dhe ka bërë të mundur identifikimin e këtyre personave që më pas janë shoqëruar në komisariatet e Policisë. Të rinjtë akuzohen se kanë hedhur flakadanë në fushë dhe kanë ushtruar veprime të dhunshme.

Policia njofton se janë proceduar në gjendje të lirë 3 shtetas, njëri prej tyre një i mitur 14 vjeç, dhe R. B., 26 vjeç, G. X., 24 vjeç. Gjithashtu janë shpallur në kërkim shtetasit dy tifozë të tjerë një 27 vjeç, dhe një 18 vjeçar.

Policia e Tiranës për të disatën herë bëbn thirrje për bashkëpunim nga tifozët si dhe nga Federata, klubet sportive, tifozërite për të shmangur veprimet e dhunshme gjatë ndeshjeve.

Njoftimi i plotë i policisë:

Në lidhje me ndeshjen mes ekipeve Tirana dhe Partizani, të zhvilluar ditën e djeshme, në stadiumin “Air Albania”, Policia e Tiranës, për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti, mori një sërë masash duke koordinuar punën me Federatën, ekipet dhe grupimet e tifozërive.

Gjatë kësaj ndeshjeje është konstatuar se janë hedhur lëndë piroteknike, nga dy tifozëritë. Në vijim të veprimeve hetimore për situatën e krijuar, gjatë dhe pas kësaj ndeshjeje, janë identifikuar dhe shoqëruar në komisariatet e Policisë, shtetasit që dyshohet se kanë hedhur flakadanë në fushë dhe që kanë ushtruar veprime të dhunshme.

Deri tani janë arrestuar 4 shtetas: D. A., 21 vjeç, R. M., 35 vjeç, Q. C., 19 vjeç dhe E. D., 19 vjeç, të gjithë banues në Tiranë.

Janë proceduar në gjendje të lirë 3 shtetas, njëri prej tyre 14 vjeç, dhe R. B., 26 vjeç, G. X., 24 vjeç, të tre banues në Tiranë.

Gjithashtu janë shpallur në kërkim shtetasit J. S., 27 vjeç, dhe M. B., 18 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprat penale “Prishja e qetësisë publike”, “Goditja e sportistit, trajnerit, arbitrit, ndërmjetësit sportiv” dhe “Veprime të dhunshme në aktivitetet sportive”.

Vijojnë veprimet hetimore për identifikimin dhe dokumentimin e plotë të veprime të kundërligjshme të ndodhura gjatë këtij aktivitetit sportiv.

Policia e Tiranës kërkon bashkëpunimin e Federatës, klubeve sportive, tifozërive dhe pavarsisht nga incidentet e ndodhura, është e vendosur të marrë masa dhe të garantojë rendin dhe sigurinë, për çdo aktivitet sportiv, dhe të ndëshkojë çdo paligjshmëri.

Related posts

Brigada ushtarake “Espanyola” mesazh kērcēnues Mirlind Dakut: Asnjë falje, mos u kthe në Rusi!

Asnjë sinjal për rinovimin e kontratës, Sylvinho drejt largimit nga stoli i Kombëtares

Kërkesa e pazakontë e futbollistit të Flamurtarit, kërkon 100 mijë euro për rinovimin e kontratës (EMRI)