252
Tirana fitoi ndaj Kastrioti me shifrat 1-0. Në minutën e 13-të, edhe me ndihmën e VAR, kryeqytetasit fituan një penallti teksa nga pika e bardhë Florent Hasani gaboi. Sulmuesi u hipnotizua nga portieri Sali që kuptoi krahun dhe shpëtoi skuadrën e tij nga goli.
Në vijim të dyja skuadrat kërkuan me ngulm golin por pa mundur të konkretizonin në portat respektive. Në fund, të dyja ekipet e mbyllën ndeshjen me 10 vetë pasi në të 80-tën, me Çelën që i vendosi duart në fyt Hasanin me sherrin që përfshiu të dyja kampet. Në fund, Çela dhe Aleksi dolën me të kuq. Megjithatë në minutën e 100, Nikqi do të shënonte golin e fitores për skuadrën bardheblu.