Sfida në “Air Albania”, Tirana “kripos” tifozët me çmimet e biletave për sfidën ndaj Skënderbeut

“Air Albania” do të presë një nga sfidat e javës së 7-të të Superiores. Tirana do të duelojë me Skënderbeun në arenën kombëtare, takim që do të luhet ditën e dielë në orën 19:00.

Një përballje ku mbështetja e tifozëve nuk do të mungojë, pasi bardheblutë luajnë si pritës në “Air Albania” dhe kjo u krijon më shumë mundësi për të mbushur shkallët e stadiumit. Jemi 4 ditë para kësaj përballje dhe klubi kryeqytetas ka nxjerrë në shitje biletat.

Të gjithë tifozët që do të dëshirojnë të shikojnë këtë përballje nga shkallët e stadiumit, biletat mund t’i blejnë në pikën e shitjes në stadiumin “Selman Stërmasi” duke filluar që nga dita e sotme. Sporteli i biletarisë do të jetë i hapur nga ora 10:00-19:00. Gjithashtu do të jenë edhe online, ndërsa për biletarinë e “Air Albania” do të ketë një njoftim të dytë.

Related posts

Teuta në “hall” kundër Laçit, dy mungesa të rëndësishme në transfertën e së dielës

VIDEO/ Trafikonin lëndë narkotike me logon e Tiranës, arrestohen 3 shqiptarë në Itali; vlera shkonte mbi 25 milionë euro

Kategoria e Parë/ Nuk arritën objektivat, presidenca përjashton dy titullarë dhe gjobit lojtarët e tjerë