Sezoni i ri nis me përplasje te Vllaznia, mosmarrëveshje mes Tefik Osmanit dhe Brdaric

by KLIKOJE.AL

Te Vllaznia kanë nisur mosmarrëveshjet vetëm pak javë para startit të kampionatit. Tefik Osmani është drejt largimit nga shkodranët.

Ende nuk dihet se cila është arsyeja e vërtetë, por sipas shtypit të shkruar shkak është bërë mosaktivizimi i një futbollisti në miqësoren ndaj Burrelit. Siç duket kjo që ka trazuar ujërat te kuqeblutë.

Në ditët e ardhshme pritet të mësohet më shumë mbi këtë çështje, ndërsa largimi i drejtorit spotiv para startit të kampionatit do të linte një vend bosh në stafin drejtues të shkodranëve. Kujtojmë se Osmani u bë pjesë e Vllaznisë në nëntor të vitit të kaluar, ku zëvendësoi Elvis Plorin.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.