Serbia dhe Greqia ‘mbretërojnë’! Shqipëria me pasaportën më të dobët në rajon, zbulohet renditja

Teksa rajoni ka vijuar përparimin për forcimin e pasaportave përkatëse, Shqipëria ka mbetur në vendnumëro, duke u kthyer në vendin me dokumentin më të dobët në Ballkan, përveç Kosovës. Kështu reflekton indeksi global i pasaportave për vitin 2022, duke e radhitur pasaportën shqiptare më të fuqishme vetëm se ajo kosovare dhe ndër më të dobëtat në gjithë kontinentin evropian kësisoj.

Në bazë të indeksit, qytetarët shqiptarë kanë akses pa viza ose me viza në mbërritje, vetëm me 114 vende në botë, teksa me 84 të tjera, kërkohet regjimi i vizave. Nga ana tjetër, më të fuqishmen në Ballkan, e ka Serbia, me 136 vende ku lëvizja bëhet pa viza.

Maqedonia e Veriut radhitet më pas me 128 vende me liri lëvizje, 127 Mali i Zi, 118 Bosnjë dhe Hercegovina dhe në vend të fundit radhitet Kosova, me 56 vende ku ka liri lëvizjeje.

Nëse merret si i tërë Ballkani më pas, edhe me vendet të cilat janë anëtare në Bashkimin Evropian, është ajo greke pasaporta më e fuqishme, me 171 vende me liri lëvizjeje. Teksa, më poshtë, në pozitë të barabartë, janë kroatët, rumunët dhe bullgarët, me 167 vende me liri lëvizjeje.

Kjo mbetje në vend e Shqipërisë, mundet t’i atribuohet edhe një mungese lobimi nga ana e diplomatëve shqiptarë jashtë vendit, ku mungon krejtësisht prej kohësh puna për forcimin e pozitave shqiptare, pavarësisht pozicionit tepër të fortë diplomatik në të cilin vendi ndodhet, si anëtar i Këshillit të Sigurimit të OKB-së apo rolit të madh rajonal që ka ndërmarrë.

Related posts

Pamje RRËQETHËSE kur ushtarët rus dhe ukrainas nderojnë njëri-tjetrin pak para vdekjes/ “Ju ishit luftëtari më i mirë në botë” (VIDEO)

Monedhat e huaja nuk dalin nga “gremina”/ Kursi i këmbimit për sot, 29 nëntor 2024

“Jetëgjati nuk bëhet jetëshkurtër”/ Shokët e skuadrës së Dinamos surprizojnë Luisin në spital që u plagos nga vrasja e Martin Canajt