Laçi gjen menjëherë trajner pas largimit të Senigagliesit, prezanton ish-teknikun që ka drejtuar në Superiore

Şensoy

Laçi ka prezantuar sot trajnerin e ri të skuadrës, Naci Şensoy, i cili do të marrë drejtimin e ekipit pas largimit të Stefano Senigagliesit.

Şensoy, i njohur për përvojën e tij në futbollin shqiptar, ka qenë më parë në krye të Bylisit, ku ka lënë gjurmë me punën e tij dhe stilin e veçantë të drejtimit.

Largimi i trajnerit italian Senigagliesi vjen pas një periudhe jo shumë të qëndrueshme në rezultatet e ekipit, ndërsa drejtuesit e Laçit kanë zgjedhur t’i besojnë një emri që njeh mirë kampionatin shqiptar.

Objektivi kryesor i Şensoy pritet të jetë rikthimi i skuadrës në ecurinë pozitive dhe konsolidimi i pozicionit të Laçit në renditjen e Kategorisë Superiore.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by KF.LAÇI (@kflaci.al)

Postimi i plotë

KF Laçi ka kënqësinë të njoftojë arritjen e marrëveshjes me trajnerin Naci Şensoy, i cili do të marrë nga sot drejtimin e ekipit bardhezi. 67-vjeçari i bashkohet Laçit pas eksperiencave të mëparshme si trajner i Vihrenit, Bylisit, Kukësit, FK Manisa, FC Liria dhe të tjera.
Stafi i KF Laçit i uron mirëseardhjen dhe shumë suksese në pankinën tonë trajnerit Şensoy! 🙌

Related posts

Shpërthen rrjeti: Akuza të rënda ndaj Vedat Muriqi për “shitje” të ndeshjes me Turqinë, reagon ashpër sulmuesi

Orges Shehi “shtrëngon vidat” te Tirana, bardheblutë përgatiten në “Selman Stërmasi” për duelin ndaj Flamurtarit (FOTO)

Tension me FSHF-në? Trabzonspori në alarm për Muçin para supersfidës