“Së shpejti në një ekip të madh”/ Fakiç zbulon të ardhmen e Ernest Muçit

Haris Fakiç, drejtori sportiv i Dinamo City-t ka zbuluar se Ernest Muçi pritet të bëjë një hap shumë të madh në karrierë gjatë merkatos në janarit.

“Është një lojtar shumë i kërkuar nga klube të ndryshme, falë edhe paraqitjeve të shkëlqyera që ka bërë me klubin e Legias së Varshavës. Besoj se shumë shpejt do të jetë në një ekip shumë të madh dhe do të jetë një transferim shumë i merituar. Nuk mund të them një emër konkret, pasi janë disa klube, por do të transferohet në një nga 5 kampionatet më të forta të Europës,” përfundoi Fakiç.

Related posts

Shpërthen rrjeti: Akuza të rënda ndaj Vedat Muriqi për “shitje” të ndeshjes me Turqinë, reagon ashpër sulmuesi

Orges Shehi “shtrëngon vidat” te Tirana, bardheblutë përgatiten në “Selman Stërmasi” për duelin ndaj Flamurtarit (FOTO)

Tension me FSHF-në? Trabzonspori në alarm për Muçin para supersfidës